Flasin mjekët, legjenda e Formula 1 zgjohet nga koma

Formula 1

Flasin mjekët, legjenda e Formula 1 zgjohet nga koma

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:06
Niki Lauda

Tashmë ka dritë në fund të tunelit për të afërmit e legjendës së Formula 1, Niki Lauda. 69-vjeçari u detyrua ti nënshtrohej një operacioni në mushkëri pas një sëmundje të rëndë dhe pas tij ai kaloj në gjendje kome. Tashmë ai ka filluar dhe kryen proceset jetike pa ndihmën e makinerive. Për zgjimin e tij nga koma ka folur edhe mjeku i cili e operoi tek thotë:

“Jemi shumë të lumtur për operacionin. Para ndërhyrjes kushtet e Lauda-s ishin ekstremisht kritike, mushkëritë ishin në gjendje të rëndë dhe në shtatë ditët e fundit u mbajt në jetë nga një pompë që furnizonte zemrën dhe mushkërinë. Do të duhet kohë, do qëndrojë pak javë i shtruar në spital, por jemi optimistë”. Lauda si legjendë e Motosportit, ka fituar 3 tituj botëror në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat