Dovizioso: Duhet edhe fat, shumë fat

Formula 1

Dovizioso: Duhet edhe fat, shumë fat

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:46
Dovizioso: Duhet edhe fat, shumë fat

Fitorja në garën e Italisë një javë më parë dhe ngjitja në vendin e dytë në renditjen e MotoGP ka rritur pretendimet te piloti italian i Ducatit, Andrea Dovizioso, që beson se mund të duelojë me Marc Marquez për titullin kampion. Diferenca është ende e madhe, 67 pikë, por Dovizioso shpeson edhe te fati e ndonjë gabim i rivalit spanjoll.

“Nëse Marc mbyll ndonjë garë pa pikë do të ishte një plus për mua. Natyrisht që nuk ia uroj këtë gjë, por në sport gjithçka mund të ndodhë”, tha Dovizioso. “Duhet edhe fat, shumë fat, që të fitojë sa më shumë gara deri në fund”, tha më tej piloti italian i Ducati, që këtë sezon ka fituar 3 gara, ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund të kampionatit.

“Motori është i mirë, i fuqishëm dhe mund të duelojmë për fitore në çdo garë. Nuk ka për të qenë e lehtë, duhet përqëndrim në çdo garë, ka për të qenë një betejë e fortë me Marquez, Lorenzo e Rossi, por unë besoj. Çdo garë ka historinë e saj, ndaj unë besoj te titulli”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat