Dovizioso: Objektivi është fitorja

Formula 1

Dovizioso: Objektivi është fitorja

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:12
Dovizioso: Objektivi është fitorja

Andrea Dovizioso shpreson që në garën e ardhshme e Botërorit të MotoGP, atë që do të zhvillohet në pistën e Motegi, të mos vendoset emri i pilotit kampion bote. Një “mision i pamundur” ky për pilotin italian të Ducati, për më tepër që garohet në shtëpinë e motorit Honda. “Unë e kuptoj që beteja për titull është thuajse e mbyllur, por matematika na mbën ende në lojë. Ndaj do të përpiqemi që të shtyjmë sa më shumë festën e titullit të Marquez”, tha Dovizioso.

Më tej, piloti italian thotë se gara e Motegi do të shërbejë edhe për të testuar disa gjëra të reja, që do të përdoren në motorin e vitit 2019. “Do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen, ashtu sikurse kemi bërë gjithnjë. Objektivi është fitorja, duke synuar edhe disa përmirësime për të ardhmen. Mezi po pres që të zbres në pistë dhe të hakmerrem ndaj Marquez për garën e fundit”, tha Dovizioso. Në garën e Japonisë do të rikthehet në pistë Jorge Lorenzo, shoku i tij i skuadrës, që mungoi në Tajlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat