Shiu protagonist në Japoni gjatë provave

Formula 1

Shiu protagonist në Japoni gjatë provave

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:20

Në pistën e Motegi janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira në Moto GP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë. Gjatë sesionit të parë, kohën më të shpejtë e realizoi Andrea Dovizioso me Ducati, ndërsa në sesionin e dytë ishte shiu ai që ishte protagonist, duke lënë shumë nga pilotët “big” në bokse. Në këtë sesion të dytë më i shpejti ishte Dani Pedrosa me Honda.

Koha më e shpejtë që u regjistrua sot në përfundim të dy sesioneve ishte ajo e Dovizioso, 1’45”358, një ditë e premte që nuk dha shumë informacion për pilotët, duke qenë se nuk xhiruan shumë në pistë. Në “top-10” ishte edhe Valentino Rossi me Yamaha. Në garën e Çmimit të Madh të Japonisë nuk do të garojë piloti spanjoll Jorge Lorenzo me Ducati, pasi ka ende dhimbje pas incidentit një muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat