Raikonnen: Fituam të gjithë së bashku - Bota Sot
Raikonnen: Fituam të gjithë së bashku

Formula 1

Raikonnen: Fituam të gjithë së bashku

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:58
Raikonnen

Kimi Raikkonen është rikthyer pas 5 vitesh te fitorja në Formula 1, duek triumfuar në pistën amerikane të Austin me makinën Ferrari.

Një sukses që erdhi në fundin e aventurës së tij me njëvendëshen italiane, pasi vitin tjetër, finlandezi do të pilotojë një makinë Sauber. Për këtë arsye, kampioni i botës në vitin 2007 me “kokëkuqen” ka falënderuar stafin për këtë rezultat.

“Fituam të gjithë së bashku. Ishte një fundjavë fantastike, ku makina shkoi mjaft mirë. U nisa mirë dhe më pas dhashë maksimumin në pistë, duke mos gabuar asgjë. Në fundin e garës, gomat nisën të mos jenë shumë të shpejta, por patëm një ritëm konstant në xhirot e fundit”, tha Raikkonen, që triumfoi edhe falë një strategjie më të mirë që “kokëkuqja” pati në këtë garë, me një ndalesë.

“Kjo fitore më krenon dhe jam i lumtur që e arrij tani, në fundin e kasaj aventure te Ferrari. Natyrisht që do të kisha dashur të fitoja më herët, por edhe tani jam i kënaqur. Erdhi në momentin e duhur, duke falënderuar stafin për atë që kanë bërë për mua në këto vite”, u shpreh Raikkonen, që do të pilotjë Ferrarin edhe për 3 gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...