Vettel: Titulli nuk varet më nga unë - Bota Sot
Vettel: Titulli nuk varet më nga unë

Formula 1

Vettel: Titulli nuk varet më nga unë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:37
Vettel: Titulli nuk varet më nga unë

Piloti gjerman Sebastian Vettel pranon se kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për të dhe se ky sezon ka qenë me dy pamje, i mirë në pjesën e parë dhe zhgënjyes në pjesën e dytë. Aksidentet e shpeshta që ka patur kohët e fundit kanë hedhur dyshime mbi aftësitë e pilotit gjerman, por Vettel ka ditur të përgjigjet.

“Unë nuk jam një budalla që të shkoj të përplasem me kolegët e mi. Nuk jam aq idiot sa të kërkoj parakalime të pamundura, por gjithnjë gjykoj në bazë të shumë faktorëve. Për fat të keq kam patur dy kontakte në dy gara që më kanë penalizuar në garë”, tha Vettel.

Kontaktet me pilotët e Red Bull, Verstappen në Japoni dhe Ricciardo në Amerikë kanë penalizuar shumë ferraristin. “Unë shoh përpara, nuk jam shumë entuziast, pasi shoh se humba një mundësi të artë për titullin kampion. Në ditët e fundit, madje në javët e fundit, kemi punuar për vitin 2019, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur të nisë sezoni i ri”, thotë Vettel

Piloti i “kokëkuqes” që duket i dorëzuar në betejën për titull. “Matematika thotë që jemi ende në garë, por tashmë nuk varet më nga ne beteja për titull. Nuk mendoj se Botërorin e humba unë, por e fitoi Hamilton. Kush fiton i ka të gjitha meritat”, tha Vettel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera