Ferrari, Arrivabene nuk heq dorë: Kemi ende një titull për të fituar

Formula 1

Ferrari, Arrivabene nuk heq dorë: Kemi ende një titull për të fituar

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:02
Maurizio Arrivabene

Edhe pse Mercedes ka fituar njërin nga dy titujt e Botërorit 2018 të Formula 1, atë për pilotë me Lewis Hamilton, gara për titullin kampion për konstruktorë është ende e hapur. Makina gjermane ka 55 pikë avantazh karshi Ferrarit dhe me dy gara nga fundi, te “kokëkuqja” besojnë se mund t’ia dalin mbanë të përmbysin disavantazhin dhe të fitojnë këtë titull.

Drejtori sportiv Maurizio Arrivabene beson se dy garat e ardhshme, në Brazil e Abu Dhabi, janë të favorshme për Ferrarin, pasi pilotohet në dy pista ku “kokëkuqja” zakonisht paraqitet mirë. “Në Meksikë rikuperuam pikë të rëndësishme ndaj Mercedes, ndaj do të shkojmë në Brazil e Abu Dhabi me shpresën për të përmbysur disavantazhin. Nuk do të heqim dorë deri në fund”, tha Arrivabeme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat