Kur rikthehet?

Formula 1

Kur rikthehet?

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:59
Jorge Lorenzo

Jorge Lorenzo do të rikthehet në pistë këtë fundjavë, në garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP, 2 javë pas operacionit në dorën e majtë. Fillimisht u mendua se piloti spanjoll do të mungonte edhe në këtë garë, ashtu sikurse ndodhi në Tajandë dhe Japoni, por duket se Lorenzo ka rikuperuar dhe është gati. Spanjolli u dëmtua në pulsin e dorës së majtë gjatë provave të lira, çka e detyroi të mungojë në dy garat e fundit. Në Japoni, Lorenzo u zëvendësua nga Alvaro Bautista.

“Kanë kaluar vetëm 8 ditë nga operacioni në ligamentin e pulsit të dorës së majtë dhe ndihem më mirë. Duhet të shoh se si do të reagojë dora në momentin që do të pilotoj, nëse do të kem dhimbje apo jo. Të enjten do të kryej edhe një vizitë të fundit para mjekëve të cirkuitit, për të parë gjendjen, por do të jem në pistë dhe shpresoj të jap maksiumin edhe pse nuk do të jem në 100%. Nuk jam stërvitur për disa ditë me radhë, ndërkohë që pista e Sepang është e vështirë”, tha Lorenzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat