Këmbëngulja e britanikut

Formula 1

Këmbëngulja e britanikut

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:49
Lewis Hamilton

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, u shpreh se piloti britanik Lewis Hamilton ka një përqindje të madhe në triumfin e makinës gjermane këtë sezon.

Sipas tij, këmbëngulja e britanikut dhe aftësitë e tij në pistë bëjnë diferencën në këtë sport, sidomos në momentet vendimtare, ku rivaliteti ishte shumë i madh.

“Ndonjëherë garat janë të ekuilibruara e diferencën e bëjnë detajet e vogla. Ndonjëherë mund të ndodhë që edhe strategjitë të luajnë rolin e tyre, por këtë sezon ai që bëri më shumë diferencën është Hamilton. Ajo që ai bëri në pistë ishte diçka e jashtëzakonshme, duke i dhënë titullin e pestë kampion dhe Mercedes kryesimin”, tha Wolff.

Më tej, shefi i makinës gjermane tha: “Me një pilot si ai është kënaqësi të punosh dhe ne përpiqemi t’i japim një makinë sa më të mirë. Këmbëngulja e tij në mjaft gara ka bërë diferencën, duke i dhënë fitoren e vuri në vështirësi rivalët, ndaj e meritoi titullin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat