Nuk heq dorë nga ëndrra

Formula 1

Nuk heq dorë nga ëndrra

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 19:06
Valentino Rossi

Prej vitesh Valentino Rossi është në kërkim të titulit të 10-të kampion në karrierën e tij, titull që duket i mallkuar për pilotin italian. Edhe pse 39 vjeç, piloti italian do të garojë edhe për dy sezone të tjera me motorin Yamaha, me shpresën që të bëjë realitet ëndrrën e tij. Legjenda e MotoGP, në një intervistë të dhënë për “motogp.com”, u shpreh se edhe pse sezonin tjetër do të jetë 40 vjeç do të tentojë sërish të fitojë titullin kampion.

“Nuk ka për të qenë e lehtë dhe për momentin nuk kam një ide se si do të jetë sezoni i ri. Pres të shoh se si do të jetë motori në testet e para që do të zhvillojmë në Valencia, më 20-21 nëntor, pas Botërorit dhe më pas mund të kem një ide. Por titulli kampion ka qenë dhe mbetet objektivi im në çdo sezon. Nëse Yamaha më ofron një motor të mirë do të jap maksimumin për t’ia dal mbanë”, u shpreh Rossi, që nuk i trembet konkurrencës me rivalët.

“Edhe pse jam 40 vjeç e rivalët e mi janë 10 apo 20 vjet më të rinj se unë, sërish jam gati të dueloj e përballem me ta. Përvoja është aleati im më i mirë, por që nuk bën punë nëse motor është i avashtë. Ndaj mbi të gjitha shpresoj të kem një motor që të jetë i shpejtë dhe nëse Yamaha do të ma ofrojë një gjë të tillë, atëherë titulli i 10-të kampion është i arritshëm”, tha Valentino Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat