Thumbon

Formula 1

Thumbon

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Valentino Rossi

Valentino Rossi ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga risitë që motori japonez Yamaha pat sjellë në testet e para të zhvilluara në pistën e Jerez. Edhe pse Yamaha ishte disi më e shpejtë krahasuar me garën e fundit sezonale zhvilluar në Valencia, sërish piloti italian nuk ka mbetur i kënaqur. Koha 1’31”371 që Rossi realizoi gjatë testeve nuk ishte më e mira, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës u rendit më mirë.

“Nuk e mohoj që jemi përmirësuar nga gara e Valencia, por ashtu sikurse jemi përmirësuar ne të njëjtën gjë kanë bërë edhe rivalët tanë. Madje Honda e Ducati më duket se kanë sërish një hap më shumë se ne. Kemi provuar një motor ndryshe, disa ndryshime specifike të rëndësishme, por që nuk dhanë një rezultat optimal. Pra, jemi pak a shumë aty ku ishim”, u shpreh Valentino Rossi.

“Për momentin do të vazhdojmë në këtë rrugë, do të përdorim po të njëjtat materiale dhe të shohim këtë javë, në testet e tjera, se si do të paraqitemi. Do të testojmë edhe një hare disa materiale që inxhinierët kanë përgatitur në fabrikë. Shpresoj që këtë herë rezultati të jetë më i mirë, në të kundërt do të presim testet e vitit tjetër. E kam thënë, që ne duhet të punojmë dyfish më shumë se rivalat tanë”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat