Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi - Bota Sot
Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Formula 1

Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon. Ndërsa në pistat e garave bilanci është dukshëm në favor të “Shigjetave të argjendta”, Ferrari duket se ka fituar terren sa i përket afatit kalimtar të pilotëve, pasi pritet që në të ardhmen të ketë në radhët e tij një pilot të ri, por me një mbiemër me peshë të madhe: Mick Schumacher. 

Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuadrat më të rëndësishme të Formula 1. Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Lewis Hamilton. Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin. Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Botërorin e Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3. Rastësia do që kjo skuadër i shërbeu si trampolinë edhe Charles Leclerk që në Botërorin e ardhshëm do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...