E premte, 19 prill 2024
  • Fotografohet zebra “bionde” në Tanzani

    Fotografi Sergio Pitamitz i ka prezantuar botës një zebër të rrallë, jo me vijëzime bardhë e zi, por “bionde”. Ai kishte shkuar në Parkun Kombëtar të Seregetit në Tanzani për të fotografuar migrimin e zebrave, por aparati i tij kapi diçka shumë të veçantë.

    Ai fotografoi një zebër “bionde”, por që ekspertët thonë se ka lidhje me albinizmin, gjendjen kur kafshët dhe njerëzit kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre e cila ju jep pigmentin biond. Pitamitz i tha National Geographic se kishte menduar që zebra ishte zhytur në baltë, por në fakt ajo ishte ngjyra e saj e vërtetë.