E enjte, 28 mars 2024
  • Aeroporti i Prishtinës

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës. Mërgimtarë të shumtë nga Kosova nuk kanë mundur t’i kalojnë pushimet verore këtë vit në vendlindje, për shkak të kufizimeve në shtetet ku jetojnë, pas përhapjes së madhe të Covid19. E për festat e fundvitit duket se e kanë vendosur t’i kalojnë pranë të dashurve të tyre. Gjatë këtyre ditëve aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është parë tejet i mbushur me udhëtarë që ia kanë mësyrë vendit. Fotoja është realizuar nga fotografi Bujar Gashi. /B.S/