E enjte, 06 maj 2021
  • Krenari për Kosovën

    Në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në një konkurrencë shumë të fortë, pas studimeve intensive shumë sfiduese, oficerja e FSK-së, nëntoger Ilirianë Bunjaku, fitoi çmimin “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare. Me këtë rast, shpatën ndërkombëtare, nëntoger Bunjakut ia dhuroi shefi i Shtabit të Mbrojtjes, gjeneral Nicholas Carter./BS/