E premte, 26 prill 2024
  • Specie e rrallë, e pafotografuar ndonjëherë në Kosovë

    Fotografi nga Kosova, Arian Mavriqi ka publikuar një foto të një specie të veqantë e që është kapur nga kamerat për herë të parë në Kosovë. Kështu e ka bërë të ditur vetë fotografi Mavriqi.

    "Pas një komunikimi bashkë me mikun tonë, Prof Qenan Maxhuni, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, na njofton se në arhivën tonë tashmë kemi edhe një specie të fotografuar, e që më herët nuk kishte fotografi apo video të këtij lloji në Kosovë! Bëhet fjalë për Babilin e rërës (Riparia riparia), fotografi dhe video që arrita sot ti bëjë në Ligatinën e Hencit, dhe kjo padyshim se përbën një informacion të ri për vendin tonë.

    Ligatina e Hencit, Prill 2021"./Bota sot