E premte, 19 prill 2024
  • Zvërneci, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës

    Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen rreth 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës.
    Peizazhi krijon një ansambël të bukur natyror me kontraste, ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi.

    Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët.

    Vizitorët mund të futen në Zvërnec duke u nisur nga qyteti i Vlorës apo duke ardhur edhe nga qyteti i Fierit. Zvërneci mbetet një nga pikat më të afërta ku gërshetohet bukur turizmi natyror me atë detar dhe kulturor, ku historia prehet në krahët e natyrës. @altin.serani për shkrepjen.