E mërkurë, 24 prill 2024
  • Shugurohet katedralja “Nëna Terezë”

    Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta dhe në njëvjetorin e shenjtërimit të Shenjtores Nëna Terezë, sot është bërë shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë. Shugurimi është bërë në prani dhe nën udhëheqje të Kardinalit Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut. Në ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Riti i shugurimit të Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë ka filluar në orën 11:00 me procesionin nga rezidenca ipeshkvore drejt dyerve hyrëse të kishës. Aty pritën ministrantët dhe priftërinjtë bashkëkremtues pas të cilëve shkuan i deleguari i posaçëm i Vatikanit, kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani i shoqëruar nga ipeshkvi Dodë Gjergji.