E premte, 29 mars 2024
  • Vullkani i buzëqeshur

    Një fytyrë duke qeshur është shfaqur në llavën vullkanike në regjionin e Afarit në Etiopi. Fotografi Christopher Horsley ishte në një ekspeditë afër vullkanit aktiv kur pa se në llava po formohej një fytyrë e buzëqeshur. Temperaturat në vullkanin Danakil Depression kanë arritur deri në 60 gradë. “Kjo është hera ime e parë në këtë pjesë të Etiopisë dhe derisa formohej llava u shfaqën pamje të ndryshme. Llava ishte shumë poshtë por shkrepa fotografi të mira”, ka thënë Horsley nga Anglia.