E premte, 19 prill 2024
  • Përkujtimi i prijësit të Kosovës

    Me rastin e 12-të vjetorit të vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i tij. Me këtë rast, u vlerësua lartë figurën e presidentit Ibrahim Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se sot po e kujtojnë jetën e prijësit, burrështetasit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. “Ai udhëhoqi Kosovën për një periudhë të gjatë kohore me standarde shumë të larta. Si rezultat i kësaj udhëheqje, i kësaj punë të tij, sot Kosova i ka dyert e hapura kudo në botë”, tha ai.