E premte, 19 prill 2024
  • Pothuajse çdo ditë ndonjë nga trendesistet e njohura adhuruesve të vet u mban leksion mode për ngjyrën të cilën deri para pak kohësh shumica e kanë konsideruar shumë monotone Edhe pse shumë revy mode të disenjatorëve të famshëm për sezonin që po na vjen kanë lajmëruar madje pesë ngjyra dominuese, në listën e tyre nuk është gjendur nuanca bezhë e lënë pas dore pa arsye.

    Mirëpo nëse pyesni influencueset e Instagramit, pikërisht ajo do t’i pushtojë jo vetëm rrugët, mirëpo edhe dollapët tuaj. Falë neutralitetit të saj, kjo ngjyrë mund të përshtatet me çdo stil, ndërkaq bashkë me të edhe me siguri lehtë kombinohet me ngjyrat e tjera.

    Aq më parë, nuk do të gaboni as nëse vendosni në kombinimin tuaj të veshjeve madje disa nuanca të ngjyrës bezhë. Sado që shumica akoma konsiderojnë që rrjetet shoqërore nuk e kanë vendin në modë, pikërisht atyre mund t’u falënderohemi për shfaqjen e shumë trendëve kohëve të fundit.

    Prandaj, nuk ka dyshim as në atë që rrobat bezhë së shpejti do të jenë veshja e duhur.

1 / 5