E shtunë, 20 prill 2024
  • Zukerberg bën një blerje pothuajse sekrete

    Mark Zukerberg ka blerë pothuajse në mënyrë sekrete dy prona ngjitur me njëra-tjetrën në brigjet e liqenit Tahoe, për 59 milionë dollarë.

    Ironia e kësaj blerjeje është që kompania e tij akuzohet se ka shitur të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook, gjë që është vërtetuar, por kur vjen puna për blerjet e tij, privatësia është maksimale.

    34-vjeçari e ka blerë pronën në liqenin më të lakmuar për kalifornianët e veriut, në një zonë malore që përveç qetësisë, ujit të kaltër dhe plazheve të pastra në verë, ka edhe resorte me ski në dimër.

1 / 12