E enjte, 25 prill 2024
  • Modeli i fundeve të cilat patjetër duhet t’i keni këtë pranverë

    Nëse dëshironi që njëkohësisht të vishni diçka më praktike, moderne dhe me stil, fundi i linjës A është zgjedhja më e mirë! Edhe pse janë të shkurtra, fundet e modelit të këtillë nuk janë provokative dhe mund të duken shumë elegante.

    Mbulojnë shkëlqyeshëm kërdhokullat e gjera apo trashësinë e kofshëve, andaj fundet e këtilla pothuajse të gjithave u përshtaten.n Aktorja Jane Birkin apo manekinia e aktorja e njohur Twiggy, kanë qenë vetëm disa nga damat të cilat kanë pasur dëshirë t’i veshin fundet e linjës A me triko apo këmishë, sepse veshja e këtillë i ka bërë të duken më të reja.

    Këshilla e ekspertëve të modës është që të mos i zgjidhni tepër të gjatë dhe që të mund t’i kombinoni me këpucë me taka, atlete, mokasine… Në vazhdim shikoni tri propozime të cilat mund t’i vishni këtë pranverë! 

1 / 4