E enjte, 28 mars 2024
  • “Përvojat” që fëmijët e viteve të 90-ta i kujtojnë shumë mirë

    Çdo gjeneratë e kujton periudhën rinore me nostalgji; gjithçka ishte më mirë kur ishim fëmijë dhe askush nuk mund të na bind të kundërtën! Megjithatë, ka diçka rreth gjeneratës sime, mijëvjeçarit të hershëm që na bën të veçantë.

    Jemi rritur në një kohë të ndryshimit të shpejtë teknologjik; për shembull, kemi lindur me kaseta, CD-të erdhën dhe shkuan, më pas erdhën Mp3, imunes dhe në fund Spotify. Të gjitha këto në hapësirën e disa viteve.

    Teknologjia që fëmijët sot e marrin si të mirëqenë, u rafinua gjatë viteve përmes përvojave tona. Ne u bëmë me internet por na nevojitej të prisnim për t’u kyçur. Kishim telefona, por ishin të lidhur me shtëpitë tona derisa Nokia erdhi me SMS dhe lojën e gjarprit. Oh, kishim edhe diçka të ngjashme me Netflixin, por duhej të shkonim të merrnim me qira një kasetë DVD në dyqanin e veçantë të tyre.

2 / 12