E premte, 19 prill 2024
  • Harrojini vetullat me të cilat jeni mësuar, vjen trendi në formë hëne

    Viteve të fundit estetika është sofistikuar tej mase, duke sjellë një sërë risish.

    Mes tyre ndryshime të bujshme janë bërë në vetulla, të cilat janë bërë më të plota dhe kryesisht tatuazh.

    Mirëpo nëse ju kanë vrarë sytë gjithfarë vetullash të tilla, të errëta apo natyrale, tashmë vjen një gjë që nuk e kishim parë.

    Bëhet fjalë për vetullat në formë hëne, të cilat janë kthyer në një trend të vërtetë për shumë të rinj.

    Ideatori i këtyre vetullave është 20-veçari amerikan Stefane James, përmes kompanisë së tij të modelimit “Skyz Agency”.

    Fillimisht ky trend u përhap vetëm me editime me kompjuter, ndërsa më tej u përdor edhe mbi model, ku rezultati duhet thënë se është vërtetë interesant.

1 / 5