E premte, 29 mars 2024
  • Gjermania sjell cirkun e parë në botë me hologramë

    Për një kohë të gjatë, njerëzit nuk mund të kishin imagjinuar një cirk pa kuaj, elefantë, majmunë dhe luanë. Por kohët e fundit, cirku gjerman Roncalli ka shmangur këtë traditë, ata kanë vendosur të sjellin kafshët në formë të hologramit para shikuesve.

    Cirku Roncalli ka performuar para publikut që nga viti 1976, por këtë herë ka vendosur që në performancën e tyre të jenë hologramët në formë të kafshëve.

    Sipas Bright Feed, këto shfaqje akoma janë të karakterizuara me akrobacione dhe me rrathë nga zjarri, por që vetëm kafshët nuk janë të vërteta. Roncalli ka krijuar holograme 3D në një ambient me gjatësi prej 32 metrave dhe thellësi 5 metra, performanca shikohej nga publiku në 360 shkallë.

    Agjencia Roncalli TAG / TRAUM në marrëveshje me Bluebox bashkëpunuan me kompaninë Optoma, ku instaluan 11 projektues ZU850 lazer për një eksperiencë holografike. Sipas Dailymail,  ky është cirku i parë në botë me hologram.

1 / 5