E premte, 29 mars 2024
  • Kapelet që janë në trend këtë verë

    Një aksesor shumë i preferuar edhe për këtë pranverë të freskët mbetet kapelja.

    Trendet e kapeleve për pranverën/verën 2019 janë shumë më shumë se vetëm mbrojtje nga dielli dhe mbulim i kokës.

    Ky është sezoni për ‘ringjallen’ e trendeve të preferuara.

    Kapelet me ‘vello’, me tyl, beretat dhe ato me elemente të ekzagjeruara janë vetëm disa nga trendet e viteve të kaluara që janë rikrijuar këtë vit për ata që guxojnë të ëndërrojnë për stilet e modës në të ardhmen.

    Kapelet e pranverës / verës 2019  janë të krijuara nga materiale më të lehta dhe një koleksion më të gjallë të ngjyrave, modeleve dhe dizajneve.

    Për fat të mirë, disa prej trendeve më të pëlqyera të kapelave nga stina e vjeshtës janë duke qëndruar akoma në listën e trendeve për kapele për pranverën e vitit 2019.

    Ashtu sikur kapelet ‘kova’ të viteve ’90 dhe ato me rreth të gjerë janë në listë, secila prej këtyre kapeleve mund të vishet në më shumë se një mënyrë duke bërë kështu që kapelja të mbetet një aksesor shumë i thjeshtë për t’u kombinuar, por shumë në modë.

    Jemi të sigurt se nëse zgjidhni ndonjërën nga kapelet e mëposhtme do të dukeni shumë trendi këtë sezonë.

1 / 8