E premte, 26 prill 2024
  • Artistja që me skalpel krijon vepra të mrekullueshme arti që duken si dantellë

    Në mënyrë që të krijoni vepra të mrekullueshme arti nuk duhet të keni gjithmonë pajisje shumë të shtrenjta.

    Artistja japoneze Masayo Fukuda përdor vetëm një skalpel, letër dhe një llampë dore për më shumë se 25 vjet.

    Ky numër i vogël i pajisjeve ia mundëson asaj të krijojë një numër të jashtëzakonshëm të gjallesave nënujore që duken jashtëzakonisht reale.

    Masayo nuk krijon vetëm gjallesa ujore – ajo krijon po ashtu zogj, njerëz dhe lule.

    Artistja që njihet si Kiri Ken punon në teknikën Kirie që është një lloj shumë tradicional i artit japonez.

    Masayo jeton me djalin dhe bashkëshortin e saj dhe merr pjesë pothuajse në secilën ekspozitë arti në Japoni.

    Së fundmi ajo ka marrë shumë porosi, prandaj edhe po planifikon që ta hapë një shitore online ku njerëzit mund t’i shohin dhe blejnë veprat e saj.

    Ajo mendon se puna e saj më e mirë është një oktapod që asaj i ka marrë dy muaj kohë për ta krijuar.

    Më poshtë po ju sjellim disa prej veprave më të veçanta dhe të bukura të artistes japoneze që janë aq unike sa duken sikur dantellë.

1 / 7