E enjte, 28 mars 2024
  • Artisti që krijoi rroba me imazhe të vendeve më të njohura të botës

    Kur njerëzit vizitojnë vendet që nuk kanë qenë më parë, zakonisht mundohen të blejnë gjëra të ndryshme që të mbajnë si kujtim këto vende.

    Por, Sam Barsky, një artist i rrobave të punuara nga leshi, ka gjetur një mënyrë tjetër për të mbajtur si kujtim vendet që nuk i ka vizituar më herët.

    Barsky ka vendosur që të punojë nga një bluzë apo xhemper për secilin vend të ri që viziton, këto rroba përmbajnë imazhe të këtyre vendeve.

    Sipas Bright Side, deri tani ai ka krijuar 100 rroba të këtij lloji dhe i ka veshur ato në të gjitha vendet ku i ka vizituar.

    Këtu në galeri keni disa fotografi që tregojnë Barsky me bluzet e tij.

1 / 11