E martë, 16 prill 2024
  • Dasma unike ku gjithçka u inspirua nga filmat e Disneyt

    Pasi u fejuan afër kështjellës së “Bukuroshes së Fjetur” në Disneyland, Ty Junemann dhe Ashley Idema filluan ta planifikojnë një dasmë me temë Disney. Ndërsa donin të shkonin në rrugën tradicionale me disa detaje, nusja vendosi të përdorte aftësitë e saj kreative – ajo i krijoi vet të gjitha dekorimet unike që u bazuan në filma të ndryshëm të Disneyt për secilën tavolinë të të ftuarve.

    Dekorimet ishin nga filmat e animuar si “Hirushja”, “Sirena e Vogël”, “Bukuroshja dhe Bisha” dhe të tjera. “Në tavolinën kryesore ishte vendosur versioni miniaturë i Kështjellës së Bukuroshes së Fjetur si simbolikë për vendin ku Ty i kishte propozuar të dashurës së tij”, ka thënë fotografi i çiftit Dawn Browne për CountryLiving.com.

    Planifikimi i martesës nuk është kurrë një punë e lehtë, por krijimi  i këtyre dekorimeve aspak të zakonta ishte diçka që i pëlqeu shumë çiftit dhe të ftuarve. “Mysafirëve ju ka pëlqyer shumë dekori dhe ata gjithë natën kanë lëvizur nga njëra tavolinë në tjetrën për të parë dekorimet e tavolinave të tjera. Ishte padyshim një mënyrë shumë e mirë për t’i bërë mysafirët që të shoqërohen mes vete”, ka thënë Dawn.

    Përveç dekorimeve, torta e dasmës ishte një vepër tjetër e shkëlqyeshme e artit. Motra e Ashley e ka dekoruar tortën me dy karige [që hahen] që ngjajnë me ato të Carl dhe Ellie nga filmi “Up”.

2 / 11