E enjte, 25 prill 2024
  • Njerëzit e zakonshëm që ngjajnë jashtëzakonisht shumë me yjet

    Nëse ke dëshirë ta takosh një person të famshëm, nuk është diçka që arrihet lehtë.

    Ndonjëherë ata janë aq të zënë me punët e tyre, por jo rrallë herë ndodh që ata duan të kenë privatësi në jetën e tyre të përditshme dhe nuk duan të takojnë askë, madje as ata që I adhurojnë.

    Por, nëse ndodh që e shihni dikë për takimin me të cilin/ën keni ëndërruar për kohë të gjatë mos vraponi menjëherë që të bëni një foto me të.

    Jo sepse ndoshta ata nuk do të pranojnë të bëjnë fotografi me ju, por sepse ka plot njerëz të zakonshëm që ngjajnë jashtëzakonisht shumë me yjet.

    Madje, mos harroni që ata që ngjajnë me yjet tashmë janë të vetëdijshëm sa shumë i ngjajnë atyre që adhurohen pafund, prandaj edhe mund të buzëqeshin në fotografinë me ju.

    Ndoshta ju edhe do të lavdëroheni me atë fotografi në rrjetet sociale, derisa dikush t’ia bëj tag sozisë së personave të famshëm.

1 / 10