E premte, 19 prill 2024
  • Çfarë të veshësh gjatë verës në zyrë

    Temperaturat e larta të verës kërkojnë të jesh e veshur sa më lehtë të jetë e mundur, por kur bëhet fjala për veshjen e zyrës, shtohet sikleti, meqenëse duhet të jesh komode, por edhe e përshtatshme me kodin e zyrës.

    Është mjaft e vështirë të vendosësh çfarë të veshësh në verë në ambientet e punës. Nëse vesh rrobat klasike, me siguri do të kesh vapë dhe nuk do ndihesh rehat, aq më tepër nëse fustanet apo fundet e ngushtë nuk janë as në stilin tënd.

    Nëse zgjedh të veshësh pantallona, do të ndihesh më komode, por nga ana tjetër, prapë do të kesh vapë. Zgjidhja perfekte do të ishte një fustan pëlhure i lehtë, me ngjyra të hapura, që të mbulon defektet në trup, por edhe të tregon elegante.

    Pëlhurat e lehta që mund të zgjedhësh për fustanet apo fundet mund të të bëjnë të ndihesh e freskët.

    Sa për ngjyrat, zgjidh sa më të lehtat të mundshme, që të ndihesh gjithmonë e freskët.

    Më poshtë, keni disa propozime çfarë mund të veshësh në verë në zyrë që të dukesh gjithmonë me stil, por edhe të jesh komode.

2 / 8