Fotografi Stephen Wilkes sjell pamje mahnitëse nga vende të ndryshe të botës - Bota Sot
E premte, 18 tetor 2019
  • Fotografi Stephen Wilkes sjell pamje mahnitëse nga vende të ndryshe të botës

    Të kesh në një fotografi një ditë të tërë duket e pamundur, por fotografi Stephen Wilkes ia ka dalë. Pamjet piktoreske që ai arrin të kapë i realizon në mënyrë digjitale duke mbledhur më të mirat e të gjitha shkrepjeve të bëra, në një të vetme. Koha bëhet fluide dhe dhjetëra e qindra njerëz, kafshë, sende së bashku më historitë e tyre, shkrihen në vetëm një kornizë.

    “Dua ta përshkruaj punën time si një punë në ajër. Unë shikoj momente shumë specifike dhe shkrep aq herë sa ka ndryshime”, shprehet për profesionin e tij Wilkes. Dëshira e Stephen Wilkes është që të pasqyrojë çdo gjë dhe të krijojë fotografi që janë si një dritare, plot me detaje e që të ofrojnë momente të paharrueshme.

    Fotografi është pjesë e projektit “Day to Night” për rreth 10 vjet dhe pamjet piktoreske që ai ka arritur të realizojë janë bërë në Paris, New York, Moskë dhe Venecia.

    Ai nuk ka lënë pa eksploruar ikonat e bukurive natyrore në botë si: Kanioni i Madh i Groenlandës, Parku Kombëtar “Yellowstone” dhe Serengetin në Afrikë.

1 / 4