E enjte, 28 mars 2024
  • Gruaja që i transformon rrobat e vjetra dhe pa stil në diçka unike

    Shumë vjet më parë, Sarah Tyau nisi të ketë interesim për qepjen dhe transformimin e rrobave.

    Në fillim, ajo vetëm dëshironte të kursente para që të mos kishte nevojë të blinte rroba të reja sepse ajo sapo ishte bërë nënë e një vajze.

    Më vonë, Sarah e kuptoi se nuk kishte nevojë që të vishte rroba të shtrenjta në mënyrë që të dukej me stil.

    Ajo perfeksionoi aftësitë e saj në qepje por teknika e saj ishte akoma shumë e thjeshtë – prej një material, shtoja një materiali tjetër.

    Shumë shpejt, Sarah filloi të transformojë të gjitha rrobat e vjetra dhe jo me shumë stil për vete dhe vajzat e saj.

    Ajo përdorë rrobat e saj, rrobat e vjetra të familjarëve dhe po ashtu blen rroba të përdorura në dyqanet “second-hand”. Ato kushtojnë shumë lirë por ajo i ndryshon ato në mënyrë drastike dhe i bën të duken plot stil.

1 / 12