Kur mrekullia e natyrës “zbret” në modele flokësh - Bota Sot
E enjte, 19 shtator 2019
  • Kur mrekullia e natyrës “zbret” në modele flokësh

    Imagjinojeni sikur jeni duke shëtitur gjatë mbrëmjes në një natë vere. E shikoni qiellin dhe ja ku është. Shkëlqim. Stuhi. Çmenduri.

    Ju do të donit që flokët tuaj të kenë ngjyrën e njëjtë si të qiellit, por kjo duket diçka që është e pamundur.

    Për fat të mirë, stilistja amerikane Ursula Goff mund t’i kthejë flokët tuaj në gjithçka që ju dëshironi – prej ngjyrave të qiellit në momentet kur ndodhin fenomene unike deri te ngjyrat e ylberit.

    Goff poston vazhdimisht fotografi nga puna e saj ku ju mund të shihni se ajo mund t’i bëjë realitet edhe ëndrrat tuaja më ‘të çmendura’ për ngjyrën dhe modelin tuaj të flokëve.

    Në galeri gjeni disa stile të flokëve, që pa dyshim se nuk janë aspak të zakonta, dhe që janë të inspiruara nga natyra. Nuk është asgjë më pak se magji.

1 / 11