E premte, 29 mars 2024
  • Ngjyrat e kësaj vjeshte janë shumë larg nuancave të tokës: Këto paleta të guximshme na vijnë nga shtëpitë e modës

    Zyrtarisht jemi vetëm një ditë larg nga shtatori dhe ngadalë duhet të përqafojmë disa ndryshime esenciale. Le të fillojmë me gardërobën!

    Xhaketat, xhinset, këmishët, fustanet e gjatë do zënë vendin e veshjeve të lehta verore, e ngjyrat neutrale nga kameli deri tek grija dhe e zeza do të zëvendësojnë ngjyrat e ndezura!

    Të paktën kështu keni menduar, nisur nga përvoja e viteve të shkuara, por vjeshta e 2019-s vjen më e guximshme se kurrë.

    Një paletë ngjyrash e paparashikueshme u pa gjatë sfilatave të shtëpive më në zë të modës dhe kaq mjaftoi për të na nxitur! Jepini gjallëri gardërobës dhe frymëzohuni nga idetë që përmbledhim në galeri!

1 / 6