E premte, 29 mars 2024
  • Fshati përrallor në Evropë ku veturat nuk ekzistojnë

    Duket si një përrallë e vërtetë.

    Gietorn është fshati që do të donte ta vizitonte të paktën një herë në jetë çdo njeri, për faktin se në këtë fshat nuk lejohen makinat dhe brenda tij duhet të përdorësh vetëm mjete lundruese.

    Fshati ndodhet në provincën holandeze të Overijselit, ndërsa ka shtëpi, hotele, muze dhe restorante. Fshati i ndërtuar me bukuri përrallore ka marrë jo më kot nofkën “Venecia Holandeze”.

    Përveçse në verë, kur gjelbërimi e bën çdo gjë më të bukur, fshati tërheq turistë edhe në dimër, pasi kanalet ngrijnë nga i ftohti dhe bëhen vende ideale për patinazh.

3 / 6