E enjte, 25 prill 2024
  • Është e vërtetë?! Fotografohet zebra e rrallë

    Një zebër e rrallë e porsalindur është fotografuar në Rezervuarin “Maasai Mara Game” në Kenia.

    Kafsha me ngjyrë kafe dhe me pika të bardha vodhi vëmendjen e Antony Tira, i cili më pas i postoi fotot në Facebook.

    “Në fillim mendova se ishte një zebër e pikturuar për qëllime migrimi,” u shpreh fotografi për “Nation”.

    Më pas, në një ekzaminim më të saktë, Tira vuri re se zebra kishte thjesht një çrregullim melanine, dhe nuk kishte asnjë javë që kishte lindur.

1 / 6