E premte, 19 prill 2024
  • Prona luksoze nga filmi ‘Godfather’ del në shitje për 135 milionë dollarë

    Prona në Beverly Hills, e njohur nga filmi ‘Godfather ’ është përsëri në shitje, kësaj radhe me kosto prej 135 milionë dollarësh.

    Shitja e kësaj vile madhështore është provuar disa herë, por ende nuk është realizuar.

    Ajo u ofrua në vitin 2007 me një kosto 165 milionë dollarë dhe në vitin 2016 kishte çmimin 195 milionë.

    Askush nuk doli me oferta dhe pronarët tani e ofruan atë me një çmim pak më të ulët dhe 'më të përballueshëm'.

    Ky pallat i stilit spanjoll-kolonial është i njohur nga një skenë e paharrueshme nga ‘Godfather ’, në të cilën armiku i Vito Korleone gjen kokën e kalit në shtrat. Prona ishte në një kohë në pronësi të magnatit të mediave William Randolph Hearst dhe më vonë nga aktorja Merion Davis.

1 / 6