E premte, 29 mars 2024
  • Vjeshta e mrekullueshme/ Spektakli i ngjyrave që largon trishtimin e stinës

    Në hemisferën veriore ka ardhur vjeshta, kjo stinë që na shërben si tranzit nga vera në dimër.

    Me shkurtimin e ditës dhe uljen e temperaturave është stina që mund të sjellë edhe trishtim te disa njerëz. Por me spektaklin që krijojnë gjethet që ndryshojnë ngjyrë ndërsa bëhen gati për të rënë, natyra duket sikur na “ngushëllon” për ikjen e verës dhe faktin se dimri është tashmë te dera.

    Fotot e natyrës në vjeshtë në disa shtete të hemisferës veriore tregojnë se përse vjeshta është një stinë e mrekullueshme, e cila duhet shijuar me shëtitje të gjata në natyrë.

1 / 17