E shtunë, 20 prill 2024
  • Vjeshta do të jetë me stil me një fund me pala në gardërobë

    Që kur fundet me pala janë rikthyer në modë, nuk i kemi lënë më të na ikin dhe përveçse i kemi veshur gjatë gjithë muajve të verës, tendencat na sugjerojnë t’i kombinojmë edhe gjatë mujave të ftohtë: ato konfirmohen si një ‘passepartout’ në gardërobë për t’u veshur 365 ditë të vitit.

    Në gjendje për t’i dhënë doza të larta femiliteti edhe një look-u bazik, fundet me pala edhe këtë sezon do të dominojnë koleksionet e reja dhe vitrinat e dyqaneve.

    Ato mund të vishen gjatë ditës me çizme dhe gjysmëçizme pa takë, në kohën e lirë me atlete dhe balerina, në mbrëmje me këpucë me majë ose sandale me takë. Mund të kombinohen me pulovra, me këmisha, felpa,  bluza apo T-shirt sipas rastit. Jeni gati të zbuloni disa prej modeleve më cool të sezonit vjeshtë-dimër 2019-2020?

1 / 3