E premte, 29 mars 2024
  • Një veshje ku kryeson materiali xhins, ja çfarë duhet të keni parasysh për t’u kombinuar

    Ashtu si çdo vit stilistët e njohur zbulojnë në pasarelat ndërkombëtare trendet më të fundit të modës për sezonin vjeshtë-dimër.

    Prej disa sezonesh kombinimi i dy ose më shumë aksesorëve apo veshjeve në material xhins ka qenë një nga trendet më të pëlqyera.

    Ndonëse ata që guxojnë deri në këtë pikë janë më të rrallë, kanë arritur të tërheqin vëmendjen e paparacëve me ngjyrën blu e cila ka kryesuar pamjen e tyre.

    Ndër to ka qenë dhe ylli i muzikes pop, Rihanna e cila është shfaqur gjithmonë mjaft ekstravagante dhe sexy.

    Nëse jeni në mëdyshje nëse duhet të guxoni po sa ajo dhe se si ta bëni këtë gjë, ne ju sjellim në galeri disa kombinime të cilat do ju ndihmojnë sipas ‘HarpersBaazar’.

1 / 6