E premte, 29 mars 2024
  • Ishulli përrallor dhe i paarritshëm i Napoleonit i “rikthehet” botës

    Një ishull i vockël vullkanik që ndodhet në mes të Atlantikut të Jugut, Shën Helena është pa dyshim një nga vendet më të vështira në botë për t’u arritur.

    Ky fakt bëri që britanikët ta zgjidhnin atë si një ishull burgu për Napoleon Bonapartin, i cili u internua këtu më 1815, përcjell Shqip shkrimin.

    Napoleoni nuk arriti të jetonte aq sa për ta braktisur ishullin, por një shërbim i ri ajror nga Nju Jorku do të bëjë që kjo pronë e largët britanike të jetë shumë më e lehtë për turistët ndërkombëtarë për ta vizituar dhe për t’u larguar sërish.

    United Airlines ka prezantuar një shërbim të ri fluturimi pa ndalje nga New York / Newark për në Cape Town, duke filluar nga 15 dhjetori 2019.

    Ai do të kryejë fluturime çdo të martë nga Cape Town në Shën Helena nga 3 dhjetori 2019 deri më 25 shkurt 2020 (duke përjashtuar ditën e Krishtlindjeve dhe natën e Vitit të Ri).

    Deri disa vjet më parë, e vetmja lidhje e ishullit të vogël me 4500 banorë me botën e jashtme ishte anija e postës, që çdo tri javë mbërrinte atje pas një udhëtimi prej 5 ditësh e gjysmë nga Cape Town, Afrika e Jugut.

1 / 10