E martë, 16 prill 2024
  • Brabus përgatit klasën G për terren

    Shtëpia e specializuar tuning Brabus ka përgatitur versionin ekstrem të klasës së re Mercedes G.

    Nën emrin e markës Brabus Adventure D35, klasa G është menduar kryesisht për vozitje me stil në terrene.

    Për dallim nga Brabus, klasa G e prezantuar kohët e fundit me motor V12 turbo-benzinë dhe 900 kuaj fuqi është plotësisht e papërdorshme jashtë asfaltit.

    Përveç kësaj, do të arrijë edhe Adventure D35 me motor turbo-dizel 3,0-litra me gjashtë cilindra dhe 330 kuaj fuqi, të çiftëzuara me ndërrues automatik prej 9 shpejtësive.

    Brabus Adventure është 10 centimetra më i gjerë se G350D, me 40 milimetra shtesë largim nga terreni.

    Aty është edhe sistemi tradicional i Mercedes-it për bartjen e fuqisë në të dyja boshtet, me bllokadë të diferencialit dhe reduktues, ndërsa për terrenet më sfiduese janë të vendosura gomat "off-road" me dimensione 285/55 R20.

    Në rast të situatave ekstreme, Adventure është i pajisur me çikrik për tërheqje.

1 / 7