E enjte, 28 mars 2024
  • Shtëpia e mbushur me priza, gjenden në çdo cep të dhomës

    Ka dalë në shitje një shtëpi në Middlesex të Anglisë, që ka dhjetëra priza nëpër mure, që i ka hutuar të gjithë shikuesit që e panë në rrjetet sociale.

    Në këtë objekt banimi, që po shitet për më se një milion euro, janë 147 priza nëpër muret e pesë dhomave, derisa në vetëm njërën prej tyre janë 36, që qëndrojnë në mënyrë shumë të rrezikshme.

    “Shumë hapësirë dhe qëndrim komod për një familje”, është përshkrimi i shtëpisë, që shfaqet e boshatisur, por ne pjesët kryesore që janë të kualitetit të lartë.

    Megjithëse në këtë shtëpi, ka mundësi të kyçen një numër shumë i madh i pajisjeve elektronike, mbetet mister se pse pronari kërkoi të instalohen kaq shumë priza, nëpër të gjitha anët.

    Derisa disa kanë thënë se mund të jetë përdorur si ndonjë qendër ku ka pasur shumë punonjës, dikush ka thënë se brenda është kultivuar kanabis, që është rritur me dritë të llambës.

1 / 7