E premte, 19 prill 2024
  • Duket si garazh i thjeshtë, por brenda është një ambient i ngrohtë për jetesë

    Kur flasim për garazh, në mendje na vjen ajo dhoma shpesh e errët ku prindërit mbajnë makinën, biçikletën, ose thjesht për ruajtjen e të gjitha pjesëve që nuk dëshironi brenda shtëpisë dhe do të preferonit të mos binin në sy. Por a e keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni në një garazh? Blerja e një apartamenti ose hapësire tjetër jetese mund të jetë mjaft e kushtueshme, kështu që pse të mos ndërtoni një vend komod brenda garazhit tuaj?

    Disa arkitektë francezë arritën të shndërrojnë një garazh të zakonshëm në një hapësirë të ngrohtë jetese. Kostot totale arritën në 35 mijë euro.

    Pse do të shpenzonit shumë para për një apartament të ri kur të mund të ndërtoni me lehtësi një hapësirë qëndrimi në garazhin tuaj? Kjo hapësirë e jetesës do të ishte ideale për t’u qetësuar me miqtë, si një dhomë shtesë për një shtrat ose dhomë për mysafirë, ose thjesht si një hapësirë e këndshme shtesë në shtëpinë tuaj.

    Pronari i kësaj garazhi në dukje të zakonshëm ishte në gjendje t’i jepte asaj një ‘make up’ mjaft të mahnitshëm dhe rezultatet janë sigurisht të jashtëzakonshme.

2 / 5