E enjte, 28 mars 2024
  • Super-jahti i me tri kuverta i prodhuar në Dubai, që kushton 20 milionë dollarë

    Ford Lauderdale International Boat Show e ka ngritur vetën, si shfaqja më e rëndësishme në botë, me lundra që ndodhen në ujë, teksa këtë vit ka shënuar 60 vjetorin e themelimit.

    Me karakteristikat e fuqishme që ka ky aktivitet, nuk është e habitshme, që në të janë dërguar super-jahtet më të mira, nga kantinat më të specializuara në mbarë botën, që u ankoruan në fillim të nëntorit në brigjet e Floridës së Shteteve të Bashkuara.

    Derisa ishin më se 100 mijë lundra të ndryshme, jahti që la mbresa më së shumti ishte Majesty 140.

    Ky jaht me rreth 42 metra, që ka tri kuverta, është prodhuar nga Gulf Craft në Dubai, ndërsa u vlerësua nga NBC Sport si më i miri nga të gjithë, është shitur në ditën përmbyllëse për 20 milionë dollarë.

1 / 9