E premte, 29 mars 2024
  • Ide se si t’i futni në përdorim sirtarët e vjetër

    Një sirtar i vjetër të cilin nuk e përdorni më, ose sirtarët e dollapit që keni zëvendësuar në dhomën e gjumit, mund të shndërrohen në objekte të tjera të dobishme. Mjafton të keni dëshirë, pak fantazi dhe do të argëtoheni me këto proces riciklimi kreativ, duke e bërë arredimin e shtëpisë të veçantë dhe shumë origjinal.

    Le të shohim së bashku disa ide origjinale të ripërdorimit të sirtarëve të vjetër:

    · Një sirtar i vjetër mund të bëhet një raft muri për banjën, me një dozë ‘shaby’.

    · Një sirtar i vjetër mund të transformohet në një mbajtëse origjinale lulesh ose bimësh.

    · Sirtarin tuaj të vjetër mund ta ktheni edhe në një mbajtëse bizhuterish të fiksuar në mur ku mund të varni varëset, byrzylykët dhe të vendosni edhe mini-vazo për të mbajtur unazat, spilat dhe objekte të tjera të vogla.

    · Sirtarët e vjetër mund t’i ktheni edhe në rafte muri për dhomat e fëmijëve, ku ata mund të vendosin librat dhe t’i pikturojnë sipas dëshirës.

1 / 3