E martë, 16 prill 2024
  • Ferizaji ndriçohet në prag të festave të fundvitit

    Festat e fundvitit po “trokasin”.

    Një tjetër qytet i bukur shqiptar ka nisur të zbukurohet nga dritat që përcjellin atmosferë pozitive.

    Bëhet fjalë për qytetin e Ferizajt në Kosovë.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, simbolikisht, këtë pasdite ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjeve dhe gjithë dekoreve ndriçuese në sheshin qendror të qytetit.

    Ai gjithashtu ka shpërndarë disa foto në Facebook, ku qyteti shihet i ndriçuar.

    “Në çdo rrugë e në çdo shesh, Ferizaj frymon festë. Fundviti i ftohtë, nuk ka sesi të mos ngroh zemrat tona kur dashuria, mirëqenia e respekti mbizotëron. Ditët e fundit të Dhjetorit magjepsin me të bukurën, gëzimin e shpresën në fytyrën e gjithësecilit. Sonte, simbolikisht ndeza dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dekoreve ndriçuese në gjithë sheshin e qytetit. Ferizajasve ia kemi borxh të bukurën në çdo çast”, shkruan ai krahas fotove.

1 / 14