E premte, 29 mars 2024
  • Dasmë nën hirin e një vullkani/ Të sapomartuarit vazhdojnë festimet, pavarësisht frikës…

    Ishujt Filipine rrezikojnë së tepërmi të përfshihen nga një vullkan që sapo është bërë aktiv.

    Kujtojmë që orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një rrjedhje e dobët llave filloi të dalë jashtë vullkanit Taal i vendosur rreth 70-të km (45 milje), në jug të kryeqytetit Manila. Orët e tmerrit që po kalojnë banorët e në Filipine, nuk kanë shqetësuar një çift të sapomartuarish që të zhvillojnë të qetë ceremoninë e tyre martesore.

    Ceremonia ishte duke u zhvilluar në një fushë të hapur të rrethuar nga pemë të larta, të cilat shërbenin për ta rrethuar atë. Të sapomartuarit po e organizonin ceremoninë martesore vetëm 10 milje larg nga vendi ku edhe shpërtheu vullkani, por kjo gjë nuk i alarmoi ata, përkundrazi vazhduan festimet krejt të qetë. Teksa fotografi i dasmës, Randolf Evan, në objektivin e aparatit gjatë shkrepjeve të shumta që i bënte çiftit, arriti që të fotografonte edhe momentet e tmerrit.

    “E dinim për vullkanin dhe në çdo moment kontrollonim në rrjete sociale për të mësuar se çfarë po ndodhte. Gjithashtu në mendje na vinte pyetja se çfarë do të bënim nëse do të vinte më e keqja”, u shpreh fotografi Randolf Evan për CCN.

1 / 7